Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Tashmë është çdo i gjë e qartë sa i përket ekipit që do të shkojë tutje, pasi Bayern po avancon 1:0 kundër Lazios dhe ka rezultatin e paarritshëm prej 5:1 nga dy ndeshjet.
Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm në Munih dhe atë nga penalltia në minutën 34, pasi Vedat Muriqi ndërhyri në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë.
Ndërsa, Chelsea avancon pas 45 minutave të parë kundër Atletico Madrid me rezultat 1:0, me golin e Hakim Ziyech në minutën 34, pas asistimit të Timo Werner./KP