Bayern dhe Lazio sonte nga ora 21:00 luajnë ndeshjen e kthimit të së tetës sp finales së Ligës së Kampionëve.
Bavarezët fituan 4: 1 në Romë dhe vetëm një mrekulli mund ta çojë Lazion në çerekfinale.
Formacionet e mundshme:
Bayern: Neuer – Pavard, Süle, Alaba, Davies – Roca, Goretzka – Sané, Müller, Gnabry – Lewandowski
Lazio: Reina – Patric, Acerbi, Radu – Marušić, Milinković-Savić, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulić – Correa, Immobile
Deklaratat e trajnerëve para ndeshjes:
Hansi Flick: “Ne po luajmë shkëlqyeshëm si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Bundesliga. Qëllimi ynë është të vazhdojmë në atë drejtim. Ne duam ta fitojmë këtë lojë. Jemi në një vijë të mirë dhe duam ta vazhdojmë, veçanërisht sepse luajmë në shtëpi. Ne duam të fitojmë për të na dhënë besim dhe vazhduam të rritemi”.
Simone Inzaghi: “Ne e dimë sa shumë kemi punuar për të qenë në gjendje të luajmë lojëra si kjo. Ne do të luajmë një ndeshje të mirë dhe para ndeshjes së parë me Bayern nuk kemi humbur asnjë ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ne duam të luajmë mirë dhe të jemi në Ligën e Kampionëve më shpesh. Ne jemi për herë të parë në të tetën e finales pas 20 vjetësh. Duhet ta shijojmë këtë mbrëmje. Shpresoj se do të vijmë përsëri këtu, sepse të gjithë jemi ambiciozë. Misioni ynë në Ligën e Kampionëve është i suksesshëm , qëllimi ishte hyrja në fazën e nokautit”./KP