Bayern – Lazio, a do të luaj Muriqi nga minuta e parë sonte?

- in Sport

Lazio e Vedat Muriqit sonte do të dal para një misioni “të pamundur” ku do të ballafaqohet me gjigantin bavarez Bayern Munich në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Konsiderohet si mision i pamundur për shkak se skuadra e Inzagit ka pësuar humbje me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përcjellë KosovaPress.

Dje u raportua se sulmuesi kryesor i Lazio Ciro Immobile kishte pësuar një lëndim të lehtë dhe se prania e tij në “Allianz Arena” ishte në dyshim, por kjo nuk është vërtetuar dhe se italiani është i gatshëm për lojë.

Ky fakt nënkupton se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet të jetë në bankën e rezervistëve sonte.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Bayern Munich: (4-2-3-1): Nubel; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Fares; Correa, Immobile/KP