​Liverpooli fiton kundër Wolverhampton

- in Sport

Në ndeshjen e fundit të xhiros 28 të kampionatit anglez të futbollit, kampioni Liverpool mposhti sonte si mysafir skuadrën e Wolverhampton Wanderers me rezultat 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga ish-lojtari i “ujqërve” Diogo Jota në minutën e parë të pjesës së parë.

Ndeshja u shënua nga një dëmtim i rëndë i portierit vendas Rui Patricio në fund të ndeshjes. Në minutën e 88-të, ai qëndroi mbeti i shtrirë në fushë dhe iu dha ndihmë për më shumë se 10 minuta para se të transferohej në një barelë dhe të nxirrej jashtë.

Me këtë fitore, Liverpool ngritet në vendin e gjashtë në renditje me 46 pikë, ashtu si edhe Evertoni i shtati, ndërsa Wolverhampton mbetet i 13-ti me 35 pikë. Në krye të tabelës prin Manchester City me 71 pikë, 14 më shumë se Manchester United në vendin e dytë./KosovaPress