Sot kemi pasur rastin të shohim ndeshje interesante në Serie A.
Përballjet më të mira të xhiros 27 në Serie A ishin mes Torinos e Interit, Cagliarit e Juventusit dhe Milanit e Napolit, përcjell KosovaPress.
Interi arriti si mysafir të sigurojë fitore 2:1 kundër Torinos, Cristiano Ronaldo ishte hero i Juventusit në fitoren 1:3 kundër Cagliarit, me het-trikun e tij të 57-të në karrierë, ndërsa Napoli shënoi fitore minimale 1:0, por të rëndësishme në udhëtim kundër Milan.
Rezultatet:
Bologna 3 – 1 Sampdoria
Parma 2 – 0 Roma
Torino 1 – 2 Inter
Cagliari 1 – 3 Juventus
AC Milan 0 – 1 Napoli .KosovaPress