Manchester United rikthehet në pozitën e dytë, mposht West Ham

- in Sport

“Djajtë e kuq” shënuan sonte fitore minimale kundër “Çekanëve” në kuadër të javës 28 të Premier Ligës angleze në futboll.

Gjiganti anglez arkëtoi tri pikë të plota si vendas përballë West Ham United, përcjell KosovaPress.

Autogoli i mbrojtësit Craig Dawson në minutën 53’ doli të ishte vendimtar për Manchester United.

Me këtë fitore, skuadra nga “Old Trafford” rikthehet në pozitën e dytë, me 57 pikë, një më shumë se Leicester në vendin e tretë, dhe 14 më pak se lideri i tabelës, Manchester City./KosovaPress