Barcelona dëshiron ta largojë Coutinhon

- in Sport

Gjiganti katalunas është shprehur i gatshëm të dëgjojë oferta për yllin brazilian.

Barcelona dëshiron ta shesë mesfushorin ofensiv Philippe Coutinho, me qëllim të përfitimit të të ardhurave që do ta spastrojnë borxhin e tyre, raporton “Sport”.

Raportohet që Coutinho është i pari në listën e lojtarëve që Barcelona dëshiron t’i largojë, kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë, përcjell KosovaPress.

Që nga transferimi i tij nga Liverpooli, Coutinho nuk ka mundur ta gjej formën e tij të mirë, ku edhe ishte i huazuar te gjiganti gjerman Bayern Munich, me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve.

Spekulohet se ekziston mundësia e rikthimit në Premier Ligën angleze, me Liverpoolin klubin favorit të yllit brazilian./KosovaPress