Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur historike hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se mezi pret ta vizitojë ambasadën e re të Kosovës në Jerusalem.
“E madhe. Historike. E bukur. Mezi pres ta vizitojë”, ka shkruar Grenell.
Njohja reciproke Kosovë-Izrael dhe hapja e ambasadës në Jerusalem erdhi si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator 2020.
Ndërmjetës i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë Bardhë për normalizim ekonomike ishte Richard Grenell, ndërsa i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ish-presidenti Donald Trump.
Kosova është vendi i tretë në botë, pas SHBA-së dhe Guatemalës që hap ambasadë në Jerusalem./KosovaPress