Ka përfunduar pjesa e parë mes Cagliarit dhe Juventus-it, ku “Zonja e vjetër” është në epërsi bindshëm përmes het-trikut të Cristiano Ronaldos.
Fillimisht, portugezi zhbllokoi rezultatin në minutën 10’, ku e shfrytëzoi asistimin e Juan Cuadrados.
Goli i dytë erdhi në minutën e 25’, ku përsëri ishte Ronaldo që shënoi nga pika e bardhë.
Ronaldo kompletoi het-trikun e tij në minutën 32’, ku e realizoi golin e tretë për mysafirët, dhe të fundit në pjesën e parë, përcjell/ KosovaPress.