Parma ka zhvilluar sot ndeshje si vendas kundër Romës, ku ka arritur ta befasojë me fitore, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo mes Torinos e Inter-it, ku “Nerazzurët” fituan 1:2, duke marshuar me hapa të sigurt drejt titullit të “Scudettos”.
Me tri pikët e reja, Interi ka arkëtuar gjithsej 65, nëntë më shumë se rivali i qyteti Milan në vendin e dytë, përcjell KosovaPress.
Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Serie A:
Bologna 3 – 1 Sampdoria
Parma 2 – 0 AS Roma
Torino 1 – 2 Inter /KosovaPress