Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka përgëzuar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Abdixhiku do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve.
Hoti nuk ka lënë pa falënderuar edhe kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, i cili pas 11 vjetësh në krye të LDK-së pati dhënë dorëheqje pas debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lumir Abdixhiku u zgjodh sot kryetar i ri i LDK-së në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie.
Postimi i plotë:
Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.
Falënderime Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.
Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së/KosovaPress