Ekonomia amerikane mund të kalojë Kinën

- in Ekonomi

Për dekada me radhë, ekonomia e Kinës është rritur shumë më shpejt se ajo e Amerikës.

Por ky lloj trendi ka të ngjarë të ndryshojë në 2021 teksa rimëkëmbja e SHBA nga pandemia po merr vrull.

Ekspertët janë duke i përmirësuar me shpejtësi parashikimet e tyre të rritjes ekonomike në shtetet e bashkuara e kjo falë përshpejtimit të vaksinimeve si dhe paketës gjigande të ndihmës prej 1.9 trilionë dollar të miratuar nga Washingtoni, e cila ishte shumë më e madhe nga sa mendohej, thotë CNN.

Goldman Sachs parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit gjatë këtij viti të rritet me 6.9%, niveli më i lartë që prej 1984. Morgan Stanley shkon akoma më tej duke profetizuar një rritje prej 7.3%. Të dyja këto parashikime e kapërcejnë objektivin e 6% që i ka vendosur vetes qeveria kineze.

E gjithë kjo nënkupton se rritja e PBB-së amerikane mund të rivalizojë, e ndoshta edhe të kapërcejë atë të Kinës, çka di të ishte një zhvillim i jashtëzakonshëm, pasi ajo e Amerikës është një ekonomi më e pjekur por që u spostua prej rritjes shpërthyese të Kinës.

Mendoj se ka shujmë gjasë që Shtetet e Bashkuara të bëhen lideri thotë Joe Brusuelas, kryekonomist në RSM. Për amerikanët, ky lloj optimizmit sinjalizon një treg të fuqizuar pune dhe një perspektivë më të mirë begatie pas një 2020-te të tmerrshëm./KosovaPress