Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës, ku Llapi ka fituar bindshëm kundër Besës, ndërsa Prishtina ka pësuar humbje kundër Feronikelit.
Llapi ishte mysafir i skuadrës së Besa Pejës, ku ndeshja përfundoi në të mirë të llapjanëve me rezultat të thellë 1:4, përcjell KosovaPress.
Ndeshja tjetër ishte derbi mes Feronikelit e Prishtinës, ku “Tigrat e Zi” pavarësisht se ishin me karton të kuq, arritën të mposhtin “Plisat” me rezultat 2:0.
Prishtina kishte mundësinë që sot të lëvizte në vend të parë, por me këtë humbje, aktualisht qëndron në pozitën e tretë në tabelë, me një pikë më pak se vendi i dytë Ballkani, dhe tre më pak se lideri Drita.
Rezultatet finale të ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
Besa Pejë – KF Llapi 1:4
Feronikeli – Prishtina 2:0/KosovaPress