SI DUHET TË JETË MËNGJESI JUAJ, SIPAS SHKENCËS?

- in Lifestyle

Zgjohu, dremit sërish, kafe, laj sytë, përsërit të njëjtat gjëra! Shumica e rutinave tona të përditshme janë të rrënjosura aq thellë saqë rrallë mendojmë t’i ndryshojmë ato.

 

Por shumë nga rutinat tona të mëngjesit nuk na ndihmojnë të jemi më produktivë e të ndihmojmë veten për të qenë më të gëzuar.

Një kërkim i thjeshtë në atë që ne bëjmë çdo ditë, si ngrënia e vaktit, stërvitja e mëngjesit etj., do të na ndihmonte për të kuptuar atë që nuk shkon dhe për t’i ndryshuar gjërat.

Prandaj ja se çfarë duhet të bëni:

Shmangni dushin e përditshëm: nëse keni bërë dush dje nuk është e nevojshme të laheni edhe sot.

Sipas një studimi larja e shpeshtë mund të thajë lëkurën tonë dhe të dëmtojë flokët. Kjo për arsye se se në të ndodhen disa baktere të rëndësishme për shëndetin e lëkurës sonë.

Përgatiteni kafenë, por mos e pini direkt: shumë gjëra ndodhin në trupin tonë kur sa zgjohemi.

Ne fillojmë të pompojmë nga kortizoli i hormoneve, një lloj kafeina natyrale.

Prandaj kini kujdes pasi rekomandohet ta pini kafenë jo më shpejt se një orë pas zgjimit.

Një mëngjes i mirë: të punoni me stomakun bosh është gjëja më e keqe që mund të bëni.

Mëngjesi duhet të jetë vakti më i rëndësishëm e më i bollshmi juaji, prandaj kushtojini atij rëndësinë që meriton.

Përdorni multivitaminat: elementët që merrni nga multivitaminat përpunohen më shpejt nga trupi ynë se sa kur i marrim nga ushqimi.

Prandaj nëse nuk ushqeheni mirë nuk është aspak keq të merrni multivitamina./KosovaPress