​Manchester United-Milan, përfundon pjesa e parë pa gola

- in Sport

Dy gjigantët evropianë, Manchester United dhe AC Milan, janë duke zhvilluar ndeshje në stadiumin “Old Trafford”, e vlefshme për fazën e eliminatorëve në Ligën e Evropës.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është i barabartë, pa gola, me rastin më të mirë të Maguire, i cili dështoi të shënojë gol, në më pak se pesë metra distancë, përcjell KosovaPress.

Milano arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 11’, por golin e mesfushorit Franck Kessie e anuloi VAR-i me arsye se lojtari kishte luajtur me dorë./KosovaPress