Mbappe imagjinon veten duke luajtur me Messin, ja fjalët e tij

- in Sport

Ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe ka folur për Lionel Messin, ku shprehu admirimin për yllin argjentinas, duke përmendur mundësinë që ta sheh përkrah tij si shok skuadre, përcjell KosovaPress.

“Kam luajtur kundër Messi-t tre herë, ai eci përkrah meje tre herë, Lionel Messi është tejet profesional dhe ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. Domethënë do të isha tejmase i gëzuar nëse ai do të vendoste që të bashkohej me PSG sezonin e ardhshëm”, tha Mbappe.

“Prioriteti numër një është që të ndaj zhveshtoren me të, dhe të m’i tregojë të gjitha sekretet drejt suksesit. Në histori nuk është asnjë lojtar me 6 topa të artë, dhe të jetë aq modest, sikur nuk ka bërë asgjë speciale. Edhe në humbje, ai është një futbollist normal, jo arrogant, kjo është ajo që dua unë. Kurrë nuk e kam vërejtur që është unik dhe një lojtar i madh, Angel Di Maria gjithmonë thoshte këtë gjë, por tani e kam vërejtur edhe vetë”, shtoi ylli francez.

Messi ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me Barcelonën, dhe është spekuluar shumë se e ardhmja e tij mund të jetë drejt Francës tek Paris Saint-Germain ose në Angli te Manchester City, si dy klubet e preferuara për argjentinasin./KosovaPress