Kongresi amerikan miratoi sot planin kolosal të stimulit ekonomik, i mbështetur nga presidenti Joe Biden, një sukses i madh 50 ditë pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Me gjithë kundërshtimin e republikanëve, që denoncojnë shpenzime të tepruara dhe të shënjestruara dobët, si edhe një defekt në radhët e tyre, demokratët, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve, ishin në gjendje ta miratonin atë me 220 vota pro dhe 211 kundër.
“Ky program mbështetjeje u ofron punëtorëve një “shans për të kaluar”, tha Biden në një deklaratë të dërguar nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne jemi në një pikë kthese vendimtare në historinë e vendit tonë”, tha kreu demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
“Kemi një mundësi reale për të bërë ndryshimin”, shtoi ajo, duke cituar mesazhin e muajve me radhë e presidentit Biden për amerikanët : “Ndihma po vjen”.
Joe Biden do ta firmosë këtë plan prej 1,9 trilionë dollarësh të premten. Pandemia ka marrë më shumë se 500.000 jetë në SHBA dhe ekonomia më e madhe në botë u tkurr 3.5 për qind më 2020, viti i saj më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore./KosovaPress