Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka takuar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin ka diskutuar për punën dhe projektet që po i implementon kjo komunë.
Nga të gjithë indikatorët ndërkombëtarë, nga ambasadat më të fuqishme në Kosovë dhe nga shumë organizata ndërkombëtare, Drenasi është vlerësuar si komuna me performancën më të mirë në nivel vendi dhe në shërbim të qytetarëve, shkruan Hoxhaj në Facebook.
Ai ka thënë se Komuna e Drenasit nën udhëheqjen kryetarit Lladrovci është një ndër shembujt më të mirë të qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në nivel lokal./KosovaPress