Liverpool – Leipzig, formacionet zyrtare

- in Sport

Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, Liverpooli kërkon që ta sigurojë kualifikimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke mos lejuar ndonjë befasi të pakëndshme në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës gjermane RB Leipzig.

Krizën të cilën po e kalon skuadra e Jurgen Klopp në Premier Ligë ka bërë që fokusi në Ligën e Kampionëve të jetë shumë më i madh me qëllimin për të mos e përfunduar këtë edicion me zero trofe, përcjellë KosovaPress.

Këto janë formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Arnold, Philips, Kabak, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Thiago, Mane, Salah, Jota

RB Leipzig:Gulasci, Upamecao, Sabitzer, Poulsen, Forsberg, Adams, Klostermann, Nkunku, Mukiele, Olmo, Kampl./KosovaPress