​Ish-presidenti i Juventusit: Shiteni Ronaldon dhe largojeni Paraticin

- in Sport

Ish -presidenti i Juventusit Giovanni Cobolli Gigli beson se “Zonja e Vjetër” gaboi kur nënshkroi me Cristiano Ronaldon dhe godet dyshen Pavel Nedved dhe Fabio Paratici.

Juventus u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën 1/16 nga Porto të martën.

“Ronaldo ishte një nënshkrim i gabuar, absolutisht,” tha ish Presidenti i Juventusit për “Radio Punto Nuovo”.

“Unë e kisha thënë atë në ditën e tij të parë në Juventus. Ai është një kampion i madh, por është shumë i shtrenjtë.”

“Tani i takon Juventusit. Ata e kanë paguar atë 1 milion euro për gol. Agnelli duhet të jetë autokritik, por nuk ka bashkëpunëtorë të shkëlqyeshëm.”

“Nuk e vë fajin Pirlos. Kam punësuar Ferraran dhe nuk ishte një përvojë pozitive. Agnelli rrezikoi me të. Ai nuk e donte Sarrin, por ai e pranoi atë sepse Paratici dhe Nedved kishin shtyrë për ta punësuar. Juventus duhet të rindërtohet tani, ”shtoi ai.

Pavel Nedved doli në titujt kryesorë ndërsa ai shfrynte zhgënjimin e tij duke shqelmuar bordet e reklamave në fushë pas fishkëllimës së fundit.

“Unë e kam njohur atë si një kampion të madh, por ai nuk është i aftë të jetë zëvendës president i Juventusit. Ata duhet të mendojnë përsëri për rolin e tij brenda klubit, ”tha Cobolli Gigli.

“Klubi duhet ta lirojë Ronaldon në fund të sezonit dhe e njëjta gjë vlen edhe për Paraticin. Ndoshta Agnelli e kishte promovuar atë për ta hequr nga pozicioni i tij më pas. Ky mund të jetë skenari. ”, tha në fund Gigli./KosovaPress