“PËR TË GJITHA FEMRAT QË MË INSPIRUAN MUA”, ELVANA BËN URIMIN MË TË BUKUR

- in ShowBiz

Nuk kishte se si këtë 8 Mars të mungonte edhe një urim nga këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata. Ajo spikat si gjithmonë për idetë e saj tepër origjinale.

 

Mirëpo, këtë herë Elvana është frymëzuar nga Frida Kahlo, imazhi i gruas luftarake dhe të fortë që ka pasur specifik të sajën edhe lulet në flokë.

Krah fotove të realizuara në perfeksion, këngëtarja ka shkruar: “Për të gjitha femrat që më mësuan respektin, sinqeritetin dhe përuljen. Për të gjitha femrat që më inspiruan mua, ndryshuan jetën e tyre, bënë diferencën, folën për të tjerët”.RTK