Mbyllet drama në “Alianz Arena”, Porto e eliminon Juventusin na Liga e Kampionëve

- in Sport

Porto ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Juventusin edhe pas humbjes 3-2 në “Alianz Arena” dhe duke u kualifikuar falë fitores me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në “Dragao”

Goli i parë i ndeshjes u realizua pas 19 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Alianz Arena” kur Porto kaloi në avantazh me golin e realizuar nga Sergio Oliveira dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

Pjesa e dytë filloi furishëm për vendasit. Federico Chiesa shënoi dy gola të shpejtë në minutat 49’ dhe 63, ndërkohë në minutën e 54 Porto mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Teremit.

Me rezultat 2-1 përfundoi koha e rregull prej 90 minutave, ndërsa vazhdimet sollën ndryshime dramatike në rezultat.

Fillimisht Porto barazoi rezultatin në 2-2 me një supergol të realizuar nga gjuajtja e lirë nga Oliveira në minutën e 115, por Rabiot riktheu Juventusin në lojë me golin e tij vetëm dy minuta më pas.

Por kjo ishte gjithçka çfarë Juventusi arriti të bënte dhe kështu u përshëndet nga garat evropiane në këtë edicion./KosovaPress