Duke kërkuar prindërit e saj biologjikë, mëson se babai i saj ishte një vrasës brutal në arrati

- in Lifestyle

Kathy Gillcrist e dinte që ajo ishte birësuar, por ajo nuk e kishte idenë se kërkimi për prindërit e saj biologjikë do ta çonte atë në listën e kriminelëve më të kërkuar të FBI-së.

Në vitin 2017, 63-vjeçarja Kathy vendosi të bënte një test të ADN-së në shtëpi dhe të kërkonte të afërmit e saj. Kërkimet e çuan te kushëriri Suan Gillmor, i cili vendosi ta ndihmonte të gjente prindërit e saj biologjikë.

Nëna biologjike e Kathy, e cila e dha atë për birësim në vitin 1957, u gjet relativisht shpejt, por ishte më e vështirë që të arrinin babanë e tyre, raporton CNN. Megjithatë, pas disa vitesh hulumtimi, ata gjetën emrin e tij.

Ishte William Bradford Bishop Junior, dhe ata zbuluan se ai ishte një i arratisur nga ligji, i cili ka qenë në listën e kriminelëve më të kërkuar të FBI që nga viti 2014 dhe ka qenë në arrati që nga viti 1976.

FBI po kërkon Bishop për vrasjen e nënës së tij 68-vjeçare, gruas 37-vjeçare dhe tre djemve të tyre, të moshës 5, 10 dhe 14-vjeç, nga 1976. Ai vuri trupat e tyre në një varr të cekët dhe i dogji. Në atë kohë ai ishte 37-vjeç.

Kathy, e cila ka shkruar një libër për përvojën e saj të quajtur “It’s in My Genes”, beson se babai i saj biologjik është gjallë dhe mirë./KosovaPress