Ka përfunduar koha e rregulla e dy ndeshjeve kthyese të Ligës së Kampionëve.
Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka kaluar në fazën tjetër të kësaj gare pasi e ka barazuar me Sevillan në ndeshjen kthyese me rezultat 2-2 me dy golat e realizuara nga sulmuesi në top-formë Erling Haaland në minutat 35’ dhe 54’, ndërsa për Sevillan të dy golat i realizoi En Nesyri përcjellë KosovaPress.
Ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Juventusit dhe Portos që po zhvillohet në stadiumin “Alianz Arena” në Torino ka shkuan në vazhdime pasi rezultati pas 90 minutave ishte 2-1, indentik me atë të lojës së parë në Portugali. Për Porton shënoi Oliveira, kurse për Juventusin të dy golat i realizoi Federico Chiesa.
Porto është duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 54\ e ndeshjes./KosovaPress