​Skriniar siguron fitoren Interit, Berat Gjimshiti hesht Lukakun

- in Sport

Interi e ka mposhtur edhe Atalantan për t’u konfirmuar kështu si skuadra kryesore për titullin kampion këtë edicion në Serie-A.

Në një ndeshje të baraspeshuar, ishte goli i qendërmbrojtësit sllovak Milan Skriniar i realizuar në minutën e 54-të ai që e përcaktoi fituesin e këtij takimi duke ia siguruar tre pikë shumë të rëndësishme Interit, përcjellë KosovaPress.

Paraqitje fantastike në këtë ndeshje për Atalantan pati lojtari i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti me disa ndërhyrje vendimtare duke e heshtur edhe sulmuesin në top formë të Interit Romelu Lukakun.

Pas kësaj fitoreje Interi ka gjithsejtë 62 pikë, gjashtë më shumë se Milani në vendin e dytë, ndërsa Atalanta renditet e katërta me 49./KosovaPress