Java e 28 e Premier Ligës angleze sjell një tjetër derbi pas atij ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester United që u zhvillua dje dhe përfundoi me fitoren e “Djajve të Kuq”.
Sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Stamford Bridge” ballafaqohen Chelsea dhe Evertoni, skuadra këto të cilat luftojnë për të siguruar një vend që garanton kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.
Momentalisht këto dy skuadra mbajnë vendet katër dhe pesë me skuadrën e Thomas Tuchel e cila ka vetëm një pikë më shumë (47) se ajo e Carlo Anchelottit (46).
Këto janë formacionet zyrtare:
Chelsea: Mendy, Azpilicuetaz Christensen, Zouma, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Havertz, Werner, Hudson-Odoi
Everton: Pikford, Holgate, Digne, Godfrey, Keane, Allan, Gomez, Sigurdson, Iwobi, Richarlison, Cakvert-Lewin,/KosovaPress