Humb jetën tragjikisht miliarderi francez

- in Rajoni dhe Bota

Deputeti, njëherësh miliarderi francez Olivier Daso ka vdekur sot në një përplasje helikopteri në Deauville, në veriperëndim të Francës, thanë burime pranë parlamentit dhe hetimit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha nderim deputetit të Republikanëve të krahut të djathtë, duke deklaruar se Daso e donte dhe i shërbente vendit të tij.

Daso (69) është djali i politikanit dhe miliarderit të njohur Serge Daso, i cili vdiq në vitin 2018.

Sipas revistës “Forbes”, Olivier Daso zotëron rreth pesë miliardë euro dhe familja e tij konsiderohet ndër më të pasurat në Francë./KosovaPress