​Sociedad humbi një penallti dhe mposht Levante

- in Sport

Futbollistët e Real Sociedad fituan në shtëpi kundër Levante me rezultat 1:0 në xhiron 26 të La Ligës spanjolle.

Mikel Merino i solli fitoren Sociedad me një gol në minutën e 10-të.

Vetëm 12 minuta më vonë Mikel Oyarzabal humbi një penallti, por skuadra nga San Sebastian nuk reflektoi në rezultat.

Sociedad regjistroi fitoren e 12-të në kampionat dhe renditet i pesti në tabelë me 45 pikë, ndërsa Levante në vendin e 10-të me 32 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Sociedad do të presë Granadën, ndërsa Levante do të takojë Valencian./KosovaPress