Autoritetet e Maqedonisë Veriore deportuan sot në Kosovë personin me inicialet A.B. (21), shtetas kosovar, i cili është në kërkim lidhur me disa raste të grabitjeve dhe mashtrimeve në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020.
Deri te deportimi i tij ka ardhur, pas një pune hetimore nga hetuesit policor nga Sektorit rajonal në Ferizaj si dhe mbledhjen provave dhe dëshmive materiale lidhur me këto raste.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës./KosovaPress