Më shumë se 60 për qind e rasteve të reja të koronavirusit të regjistruar në Francë kanë të bëjnë me llojin që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, tha sot kryeministri Jean Castex.
“Qarkullimi i virusit është përshpejtuar në dy javët e fundit dhe është e qartë se ajo ka të bëjë me llojin britanik,” tha Castex në një konferencë për shtyp, raporton Reuters.
Ai shtoi se sistemi i kujdesit shëndetësor është ende nën presion të madh, megjithëse, siç deklaroi ai, nuk ka ndonjë rritje eksponenciale të numrit të njerëzve të infektuar./KosovaPress