Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso thuhet se është identifikuar si një shënjestër e mundshme për ta drejtuar skuadrën angleze Wolverhampton Wanderers.
E ardhmja e trajnerit të Napolit në “Stadio Diego Maradona” duket e pasigurt dhe “Tuttomercatoëeb” pretendon se “Ujqërit” po studiojnë situatën dhe profilin e tij përpara sezonit 2021-22, përcjell KosovaPress.
Gazeta pretendon se ish-trajneri i Milanit është më shumë se një ide për ekipin e Premier Ligës, i cili mund të jetë i gatshëm të zëvendësojë Nuno Espirito Santon pas fushatës aktuale.
Gattuso zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetor 2019 dhe fitoi Kupën e Italisë në sezonin e tij të parë me “Azzurrët”, por një sezon i vështirë dhe një mardhënje e akullt me Presidentin Aurelio De Laurentiis mund të thotë se trajneri do të duhet të kërkojë punë diku tjetër këtë verë./KosovaPress