Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka vendosur të zgjasë sanksionet ndaj Rusisë për një vit për shkak të Krimesë dhe situatës në Ukrainë, u njoftua sot në Regjistrin Federal.
Sanksionet kundër Rusisë u futën nga administrata Trump më 20 shtator 2018, por gjithashtu para kësaj nga administrata e presidentit të 44-të të SHBA, Barack Obama.
“Veprimet dhe politikat që vendosin sanksione ndaj Rusisë vazhdojnë të jenë një kërcënim i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të SHBA dhe politikën e jashtme të SHBA”, tha presidenti Biden në një shpjegim shoqërues, duke zgjatur sanksionet ndaj Rusisë për një vit./KosovaPress