​Buffon zbulon kohën kur pritet te pensionohet

- in Sport

Gigi Buffon thotë se ai mund të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023, por nuk përjashton mundësinë e pensionit në fund të sezonit.

Buffon u kthye në Juventus në vitin 2019 dhe kontrata e tij me “zonjën e vjetër” skadon në muajin qershor.

“Shikoni, në kokën time, ka me të vërtetë një shenjë të ndalimit përfundimtar, një shirit maksimal, i cili është qershori i vitit 2023,” tha 43-vjeçari për “Guardian”.

“Ky është maksimumi, me të vërtetë maksimumi. Por gjithashtu mund të ndaloj së luajturi pas katër muajve.”

“Ata thonë se kur të arrish moshën time, rënia ndodh njëkohësisht, nga një moment në tjetrin. Nuk e besoj këtë. Unë ndiej atë që ndiej dhe ndjesitë që kam brenda vetes nuk më bëjnë të mendoj se do të ketë një kolaps të papritur, ”shtoi ai./KosovaPress