​Serie A, Milan do të kërkoj fitoren që të ruaj hapin drejt titullit me Interin

- in Sport

Liga kryesore e Italisë, e njohur ndryshe edhe si Serie A, do të vazhdoj sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 25-të.

Fokusi do të jetë tek ndeshja AC Milan kundër Udineses, ku “Rossonerët” do të kërkojnë me ngulm fitoren, për të qëndruar në garë për titullin e “Scudettos”, dhe për të ruajtur hapin ndaj rivalit, Interit, që ka katër pikë më shumë se ta.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Fiorentinas dhe Romës, përcjell KosovaPress.

Pas 24 ndeshjeve, Inter kryeson tabelën e Serie A me 56-të pikë, ku ndiqet nga rivali Milano, që ka 52 pikë, dhe Top 4 e përmbyllin Juventus me 49-të pikë, dhe Atalanta me 46-të sosh.

Në zonën e rrezikut gjenden Crotone, Parma dhe Cagliari. Crotone gjendet në vendin e fundit me vetëm 12-të pikë, Parma në vendin e 19-të me 15-të pikë dhe Cagliari pozicionohet e 18-ta me gjithsej 18-të pikë.

Programi i plotë i ndeshjeve në Serie A vijon si më poshtë.

18:30 Sassuolo (8) – Napoli (6) (Stadiumi Mapei-Citta del Tricolore)

20:45 AC Milan (2) – Udinese (12) (Stadiumi San Siro)

20:45 Atalanta (4) – Crotone (20) (Stadiumi Gewiss)

20:45 Benevento (15) – Verona (9) (Stadiumi Municipal Ciro Vigorito)

20:45 Cagliari (18) – Bologna (11) (Stadiumi Sardegna Arena)

20:45 Fiorentina (14) – AS Roma (5) (Stadiumi Artemio Franchi)

20:45 Genoa (13) – Sampdoria (10) (Stadiumi Luigi Ferraris)/KosovaPress