Real Madrid i hapur të bëjë marrëveshje me United për Varanen

- in Sport

Gjiganti spanjoll Real Madrid thuhet se është i hapur t’ia fillojë bisedimet me Manchester United për ta shitur mbrojtësin Raphel Varane, raporton “The Mirror”.

“Galaktikët” si duket janë duke pritur për oferta për fituesin e Kupës së Botës, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 në “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress.

United raportohet se dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, dhe së fundmi është lidhur me një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez.

Për Varanen interesim serioz thuhet se ka shprehur edhe gjiganti anglez Liverpool, ku Klopp e sheh si partner ideal përkrah Van Dijk në mbrojtje. /KosovaPress