Tottenham dëshiron ta bëjë permanent transferimin e Bales

- in Sport

Real Madrid po kërkon ta shesë uellsianin që të ndjekë pistën Mbappe.

Skuadra londineze Tottenham, si duket dëshiron ta bëjë permanent transferimin e sulmuesit të krahut Gareth Bale, pasi që së fundmi ai është duke bërë paraqitje të mira, raporton “Express”.

Tottenham e transferuan Bale nga Real Madridi në formë huazimi, verën e kaluar, dhe së fundmi ishte raportuar se londinezët nuk do t’i vazhdojnë qëndrimin në Londër, por pas ndeshjeve të fundit që ka zhvilluar Bale, krerët e Tottenham si duket janë bindur me paraqitjet e tij, përcjell KosovaPress.

Ky do ishte një lajm tejet i mirë për Real Madridin, pasi që po kërkojnë ta shesin Bale, për të liruar vend në skuadër, për pistën e yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe./KosovaPress