Sassoli: Shqipëria po zbaton reformat kyçe, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

- in Rajoni dhe Bota

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një reagim në Twitter.

Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj sipas tij, PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, tha Sassoli./KosovaPress