Mertens shënon golin e tij të 131 për Napolin

- in Sport

Napoli mposhti sonte Benevento me rezultat 2:0 në raundin 24 të Serie A.

Belgu Dris Mertens shënoi golin e parë në minutën 35. Ky ishte goli i tij të 131-të në fanellën e Napolit, që është rekord për 10 më shumë se Marek Hamshik.

Mateo Politano shënoi golin e dytë në minutën e 66-të, duke hequr të gjitha dilemat sa i përket fituesit të ndeshjes.

Sidoqoftë, në fund, nikoqiri e përfundoi ndeshjen me dhjetë lojtarë në “San Paolo” për shkak të përjashtimit të Kalidu Coulibaly.

Seria A, Raundi 24:

Sampdoria – Atalanta 0:2 (0:1)

Inter – Genova 3:0 (1:0)

Udinese – Fiorentina 1:0 (0:0)

Crotone – Cagliari 0:2 (0:0)

Napoli – Benevento 2:0 (1:0)

20:45 Roma – Milano

Dje:

Spezia – Parma 2:2 (0:2)

Bologna – Lazio 2:0 (1:0)

Verona – Juventus 1:1 (0:0)

Në tabelë prin Inter me 56 pikë, Milan renditet i dyti me 49, Juventus e Atalanta me nga 46 etj./KosovaPress