​Betis mposht ekipin që befasoi Barcelonën

- in Sport

Futbollistët e Betis fituan sonte në udhëtim kundër Cadiz me 1:0, në ndeshjen e raundit të 25-të të kampionatit spanjoll.

Golin e vetëm e shënoi Juanmi në minutën e 84-të. Betis arriti fitoren e tretë radhazi, gjithsej 12 në Primera dhe është e gjashta në tabelë me 39 pikë.

Cadiz, i cili javën e kaluar befasoi Barcelonën duke i marrë një pikë si mysafir, renditet në pozitën e 15-të në tabelë me 25 pikë, tri më shumë se Alaves, në vendin e 18-të, në zonën e rënies.

Më herët sot, Celta dhe Valladolid barazuan 1: 1.

LaLiga, Raundi 25

E diel:

Celta – Valladolid 1: 1 (0: 0)

Cadiz – Betis 0: 1 (0: 0)

18:30 Granada – Elche

21:00 Villarreal – Atletico

E shtune:

Eibar – Huesca 1: 1 (0: 0)

Sevilla – Barcelona 0: 2 (0: 1)

Alaves – Osasuna 0: 1 (0: 0)

Getafe – Valencia 3: 0 (1: 0)

E hënë:

21:00 Real Madrid – Sociedad

E premte:

Levante – Bilbao 1: 1 (1: 0)/KosovaPress