Ish – kapiteni i Interit Mauro Icardi postoi një foto me një maskë oksigjeni në fytyrë me të cilën ka shkaktuar shumë polemika.
Sulmuesi i PSG-së u shfaq në Instagram duke mbajtur një maskë oksigjeni të Shtunën, duke shkaktuar shqetësime për shëndetin e tij, përcjell KosovaPress.
Ish-kapiteni i Interit fillimisht nuk e shpjegoi arsyen e fotos, por pasi mori disa mesazhe nga tifozët e shqetësuar, ai sqaroi.
“Për të gjithë ata që më pyesin, kjo është një dhomë hiperbarike që unë kam në shtëpi. Unë e përdor atë për të parandaluar dëmtimet dhe për tu rikuperuar më shpejt pas ndeshjeve dhe seancave stërvitore,” shpjegoi Icardi në një histori të re në Instagram.
“Oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë se atmosferiku.”, ka shtuar ai.
Tifozët e kanë kritikuar atë në mediat sociale pasi koha e fotos së parë, e postuar pa ndonjë shpjegim, ndoshta nuk ishte e përshtatshme./KosovaPress