96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë
15 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë/KP