Nga raportime e ditës së diele të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë duke u trajtuar 880 pacientë nga Sars- Cov-2.
Sipas një njoftimit të ShSKUK-së, 729 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
“151 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 679 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 357 pacientë, 13 në gjendje të rënduar, 294 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 298 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave, Klinika Infektive, 117 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 89 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 30 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 89 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 9 paciente , Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë”, thuhet në njofitm.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 523 pacientë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore, 435 të konfirmuar pozitivë dhe 381 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme. Spitali i Prizrenit, 126 pacientë, Spitali i Gjakovës, 90 pacientë, Spitali i Pejës, 74 pacientë, Spitali i Gjilanit, 118 pacientë, Spitali i Ferizajt, 60 pacientë, Spitali i Mitrovicës,34 pacientë,Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë”, thuhet në njoftim./KP