70 vite pa u larë, njeriu më i pisët në botë la pa fjalë mjekët kur e vizituan!

- in Kuriozitete

Njeriu më i pistë në botë ka tronditur botën pasi është 87 vjeç dhe nuk është larë për më shumë se 7 dekada.

Një burrë 87-vjeçar iranian, i cili jeton në shkretëtirë dhe nuk është larë për gati shtatë dekada, ka tronditur së fundmi shkencëtarët me shëndetin e tij të mirë.

Amou Haji u bë i njohur për herë të parë më 2014 me historinë e jetës së tij të vetmuar në Iran. Në atë kohë, ai jetonte në një fshat të vogël në provincën Fars të Iranit jugor. Atëherë ai tha se po i mbijetonte krimbave, ujit të pistë, të ndenjur, të ndotur dhe thoshte se duke qëndruar sa më larg ujit të vaskës, do të ruante shëndetin e tij.

Ai atëherë ishte 79 vjeç dhe dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht kushteve të diskutueshme jetesës. Epo, padyshim që nuk ka ndryshuar shumë që atëherë, pasi një ekip mjekësh, këto ditë kryen një sërë testesh që treguan se ai ishte çuditërisht në shëndet të mirë!

Fotot dhe artikujt rreth Amou Haxhit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale që kur historia e tij u bë virale tetë vjet më parë. Në fund të fundit, stili i tij i jetesës është mjaft i pabesueshëm, në një kohë kur shumë prej nesh ndoshta lahen më shumë seç duhet.

Një ekip mjekësh i udhëhequr nga profesori i asociuar i Parazitologjisë Dr Gholamreza Molavi nga Shkolla e Shëndetit Publik të Teheranit vizitoi Amou Haxhin në fshatin Dejgah dhe e bindi që të bënte disa analiza. Ato përfshinin teste për forma të ndryshme të hepatitit dhe SIDA-s, si dhe për parazitët.

Dr. Gholamreza Molavi beson se i vetmi shpjegim logjik për rezultatet e testit është se Amou Haji ka zhvilluar një sistem imunitar jashtëzakonisht të fortë gjatë dekadave të jetesës në kushte jashtëzakonisht të vështira.