‘Sunny Hill’ sivjet në Tiranë, ky është njoftimi për ata që tashmë kanë blerë biletat

- in ShowBiz

Festivali më i madh ‘Sunny Hill’ sivjet nuk do të mbahet në Kosovë, kjo për shkak se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve dhe është vonuar në të gjitha afatet ligjore, raporton Gazeta Sinjali.

Organizatorët bëjnë me dije se ata që tashmë i kanë blerë biletat, nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë gjatë ditëve të festivalit në Tiranë, do t’u kthehen paratë.

Njoftimi:

“Datat e njëjta, përvojat e njëjta, lokacioni i ndryshëm

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga institucionet për të lëshuar lejet e nevojshme për lokacionin), ne detyrohemi të zhvendosemi në Tiranë.

Duam t’ju informojmë të gjithë ata që tashmë kanë bileta, se ato vlejnë për Sunny Hill Festival 2022 – Edicioni në Tiranë, ndërkaq ata që e kanë të pamundur të marrin pjesë në Tiranë, kanë mundësinë që t’i marrin paratë e tyre. (Datat për tërheqje të parave hapen nga 1 korriku deri me 15 korrik). Më shumë detaje dhe instruksione do të jepen ditëve në vazhdim.

Tiranë, po vimë!”

/GazetaSinjali/