Afrim Haliti është një prej aktivistëve më mendjeshtendosur në rrjetet sociale, dhe këtë e ka dëshmuar edhe me anë të videos së fundit të publikuar në rrjetet sociale.
Pasi vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara ka përfunduar, mungesa e takimeve me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë apo Departamentit të Shtetit po kritikohet.
Aktivisti ka gjetur një video që ishte bërë virale më herët nga presidenti Joe Biden, që i hutuar mendon se po i shtrëngon dorën një personi, i cili në fakt, nuk ekziston.
“Albin? Albiiiiin? Ku shkoi more? A u kthy a?
Qysh more po m’kalon ka dera e s’u ktheve??”, ka shkruar z. Haliti në profilin e tij në Facebook.
Për dorështrëngimin me personin e padukshëm, presidenti Biden ishte tallur me të madhe në mediet amerikane, derisa videot vazhdojnë të jenë shumë të popullarizuara. /Nacionale