Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 105 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, ku prej tyre 89 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv dhe 8 pacientë të konfirmuar negativ.
Sipas spitalit, 8 pacientë të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacient në CPAP maskë.
“Prej stafit të Spitalit Covid Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 4 infermierë dhe 2 staf administrativ. Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim./KP