502 GJOBA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTI-COVID

- in Lajme

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 502 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

 

Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1422 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale./RTK