500 euro gjobë dhe 1 vit pa leje për shoferin që fluturoi me veturën e tij rrugëve të Mitrovicës

- in Lajme

Policia e Kosovës po vazhdon shtimin e kontrollit për të garantuar sigurinë në rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

E së fundi në radarin e Policisë ka rënë një shofer i cili u gjobit sot pasi ka vozitur me shpejtësi 106 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ai është gjobitur me 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi për një vit.

“Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/