48 RASTE TË REJA ME COVID-19

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.288 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas MSh-së, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665. Në total numri i rasteve aktive është 582”, thuhet në njoftim./KP