Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 1.431 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.091pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 135.167 raste, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virusin korona./KP